Bordi uli çmimin me 4 lekë, reagon Braçe: Qeveria asnjë masë për të nxitur kursimin, u mjaftua me Bordin dhe uljen e akcizës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas vendimit të Bordit për uljen e çmimit të naftës në 220 lekë për litër, duke e lidhur këtë zhvillim me armëpushimin në Lindjen e Mesme dhe angazhimin e Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thekson se, pavarësisht uljes së çmimit, situata ka nxjerrë në pah disa probleme shqetësuese. Ai shpreh habinë për faktin se edhe gjatë ditëve me çmime të larta të karburanteve, trafiku dhe lëvizjet kanë qenë të shtuara, duke nënvizuar mungesën e një kulture kursimi tek konsumatorët.
Një tjetër kritikë e tij lidhet me masat e ndërmarra nga mazhoranca, të cilat, sipas tij, kanë qenë të kufizuara vetëm te funksionimi i Bordit dhe ulja me 20% e akcizës.
Braçe sugjeron se duhej të ishin marrë hapa të tjerë për të nxitur kursimin, si reduktimi i ditëve të punës, puna nga shtëpia apo subvencionimi i transportit publik.
Deputeti ngre gjithashtu shqetësimin për mënyrën e funksionimit të tregut të karburanteve, duke përmendur raste të raportuara nga qytetarët, ku në pikat e shitjes bëhet pyetja “A e do faturën?”. Sipas tij, kjo praktikë ngre pikëpyetje për transparencën fiskale dhe mënyrën se si raportohen dhe tatohen shitjet.
Reagimi i Braçes:
TIRANAEMADHE #NAFTA
BORDI ULI CMIMIN TANI;
NAFTA DO KUSHTOJ 220LEKE PER LITER!
Natyrisht reflekton ARMEPUSHIMIN NE LINDJEN E MESME dhe ANGAZHIMIN E IRANIT PER TE HAPUR NGUSHTICEN E HORMUZIT!
Nderkohe me kane bere pershtypje dy gjera;
E para, po si ka mundesi qe keto dite me CMIME TE LARTA NAFTE, ka me shume levizje dhe me shume trafik??!!
Na mungon shume nje ndjenje kursimi qe mban larg konsumin tone te perditshem nga CMIMET E KARBURANTEVE dhe pranojme te paguajme shtrenjte!!
E dyta, me dhemb fakti qe ne-MAXHORANCA patem thjeshte vetem dy masa ne kete situate-Bordin dhe Reduktimin me 20% te AKCIZES;
Asnje mase per te nxitur kursimin-me pak dite pune ne jave (u kujdes Zoti per kete me Bajram, Pashke Katolike e kete jave Ortodokse), pune nga shtepia, transport publik te subvencionuar;
Po e le menjane kerkesen per tu marre me tregun-konkurrencen ne te dhe evazionin fiskal te rende!
Kam disa video ketu qe mi kane cuar qytetare te ndryshem e ku degjohen shitesit ne pompe:
A E DO FATUREN?!
Po mire cdomethene kjo? Per cdo shitje me pyetjen A E DO FATUREN dhe pa FATURE, ku raportohet, si tatohet ëëë?!
NUK DI! E kam per shtetin kete se me Luixhin kemi mbaruar pune-deshira e tij per naften 500 leke litri nuk u plotesua!!
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
