“Pse nuk duken yjet? Imazhe të bëra me AI”/ NASA i përgjigjet dyshimeve të shqiptares: Fenomeni ndodh sepse…

Ndërsa sytë e botës ishin nga misioni Artemis II i cili udhëtonte drejt hënë dhe të gjithë janë mrekulluar me pamjet e publikuara, duket se ka skeptikë që nuk besojnë se ato janë të vërteta.
Në faqen zyrtarë të NASA, një shqiptare e Kosovës, e identifikuar në rrjetet sociale si Nexhi Krasniqi, ka hedhur dyshime se pamjet janë të krijuara me inteligjencë artificiale.
“Pse nuk po duken yjet nga ky pozicion? Dyshoj që është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, ka shkruar ajo.
Komentit i është përgjigjur NASA, e cila ka shpjeguar se kjo ndodh pasi krahasuar me hënën, yjet duken shumë të zbehtë.
“Nexhi Krasniqi, nuk mund të shohim yje në këto imazhe sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë krahasuar me Hënën, e cila është shumë më afër dhe pasqyron shumë më shumë dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një gamë të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta”, ka sqaruar NASA.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
