
Deri kur do ta shohim në fushë? Lewandowski: Ndoshta deri në 40 vjeç, si Ronaldo

Barcelona nuk ka marrë lajme të mira nga rezonanca magnetike e Robert Lewandowskit, pas shqetësimeve muskulore që e detyruan të kërkonte zëvendësim në fitoren dramatike ndaj Celta Vigos.
Shqetësimi është i madh, sulmuesi polak ka pësuar një dëmtim në muskulin semitendinos të kofshës së majtë.
Edhe pse klubi nuk ka dhënë një afat rikuperimi, është e sigurt që do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit, më keq akoma, edhe në gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Interit. Një goditje për planet e Hansi Flick në momentin më të rëndësishëm të sezonit.
Statistikat e vërtetojnë këtë: 99 gola në 142 ndeshje me fanellën blaugrana që nga viti 2022. Ai vinte pas një paraqitjeje të madhe kundër Borussia Dortmund, në çerekfinalet e Champions League, ku shënoi dy gola në ndeshjen e parë (4-0), ndërsa kthimi në Gjermani përfundoi me humbje 3-1, por me kualifikim për Barcelonën.
“Ishte një përvojë e rëndësishme. Kuptuam që duhet të japim 100% në të dyja ndeshjet”, – komentoi ai.
Përballja me ish-klubin ishte edhe një sfidë mendore. Ai u fishkëllua sa herë prekte topin, por u shpreh me mirëkuptim:
“I kuptoj tifozët, por edhe ata duhet të më kuptojnë mua. Gjithmonë kam treguar respekt për Dortmundin. Kam luajtur 29 herë kundër tyre. Detyra ime është të fitoj”.
Bilanci i tij është i qartë: 29 ndeshje, 29 gola kundër ish-klubit të tij. Lewandowski stërvitet shpesh bashkë me bashkëshorten e tij, Anna, dhe përkushtimi ndaj trupit është bërë një mënyrë jetese për të.
Ai tregon se rutina e kujdesit fizik ka nisur që në kohën kur luante te Borussia Dortmundi.
Në verë, qendra e tij e përgatitjes është shtëpia në Santa Ponça (Mallorca), jo larg vilës së Jürgen Klopp. Në intervistë nuk mungon as vlerësimi për Niko Kovaç, trajnerin aktual të Dortmundit, të cilin e njeh që nga koha te Bayerni:
“Ka përvojë dhe punon me përpikëri. Mendoj se mund ta çojë skuadrën përpara. Përshtatet shumë mirë me BVB-në”.
Deri kur do ta shohim Lewandowskin në fushë? Ai përgjigjet me maturi: “Ndoshta deri në 40 vjeç, si Cristiano Ronaldo. Fizikisht është e mundur, por ndikojnë edhe shumë faktorë të jashtëm. Derisa të kem dëshirë, do të jap gjithmonë 100%”. Barcelona vetëm kryqëzon gishtat, sepse kur Lewandowski është në formë, e gjithë skuadra hyn në një tjetër dimension.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128