Dumfries, “heroi” zikaltër: Gjithçka mbetet e hapur, jam krenar për Interin tim

1 Maj 2025, 15:53 / SPORT ALFA PRESS

Dumfries, “heroi” zikaltër: Gjithçka mbetet e hapur, jam

Sfida spektakolare në Katalonjë mes Barçës dhe Inter e përfunduar në barazim 3-3, nuk mund të mos komentohej edhe nga protagonistët e fushës së blertë të kësaj nate magjike.

Ishte shumë e thjeshtë të zgjidhje njeriun e ndeshjes tek Inter. Denzel Dumfries ishte heroi zikaltër mbrëmjen e djeshme.

Dy gola e një assist për anësorin holandez, ishte diçka e paimagjinueshme, që me shumë gjasa as vetë Dumfries nuk do ta kishte  ëndërruar të merrte përsipër kaq shumë në një ndeshje si kjo.

Vetë Dumfries shfaqet i lumtur dhe krenar për atë se çfarë skuadra dhe në këtë ndeshje:

“Është akoma gjithçka e hapur për sa i përket kualifikimit. Jam krenar për Interin tim, sepse vinim nga një javë tepër e vështirë, por dhamë zemrën në fushë për këtë fanelë. Si mundet Barça? Sekret nuk mund t’ja u them. Mendojmë fillimisht për kampionatin e më pas për sfidën e kthimit ndaj Barcelonës.”

 

Po ndodh...

ide