E gjithë Evropa sytë nga “San Siro”! Inter-Barça, Akti II. Ekipet zgjedhin sulmin, mbërrijnë përforcimet

5 Maj 2025, 15:11 / SPORT ALFA PRESS

E gjithë Evropa sytë nga “San Siro”! Inter-Barça,

Inter - Barcelona do të jenë në “San Siro” me formacione të plota. Inter konfirmon dhe mbërritjen e Lauturos. Sa i përket spanjollëve pritet që Levandovski ta nisë nga stoli edhe pse u kthye në stërvitje

“San Siro” do të kthehet të martën në qendër të vëmendjes së tifozëve.

Barcelona ka zbritur në Itali tashmë për t’u bërë gati në përballjen në gjysmë finale e Champions nga ku do të dalë se kush do të vijojë më tej sfidën për titullin, ku përballë do të kenë fituesin mes PSG - Arsenal.

Mediet paralajmërojnë se pas barazimit tre me tre, të dy ekipet do të synojnë sërish sulmin dhe madje në formacion do të kenë lojtarët e tyre më të mirë.

Inzagi pritet të luajë me formacionin 3 - 5 - 2. Thuram dhe Tarem, por nuk përjashtohet as rikthimi në fushë i Lauturos duke e kthyer Interin në formë të plotë sa i përket sulmit.

Pavard, po ashtu, pritet të përforcojë mbrojtjen  por nëse Inzaghi nuk dëshiron të rrezikojë, atëherë do të luajë Bisseck si në ndeshjen në Barcelonë.

Edhe në kampin e Barcelonës nuk priten shumë ndryshime.  Më e pritshme është që në fushë të zbritet me formacionin 4 -2-3-1.

Talenti Yamal do të jetë sërish aty, por Lewandowski ende nuk është e sigurtë nëse do të luaj prej minutës së parë. ai është stërvitur me grupin, por Flick pritet ta nisë atë nga stoli.

Koundé pritet të mbetet jashtë e në vend të tij do të luajë Garcia në mbrojtje.

Në të majtë nuk rikuperohet Balde dhe trajneri gjerman, ndryshe nga ndeshja e parë, mund ta vendosë Araujo në qendër duke e spostuar në krah Inigo Martinez, pasi Martin pati shumë vështirësi përballë Dumfries. Ndërkaq si pykë në fushë do të jetë Torres.

 

 

Po ndodh...

ide