
Egnatia gjeti Partizanin në Final Four, Lushkja tremb me golat e tij: Fokusi te qëllimi

29 Prill 2025, 16:07 / SPORT
Egnatia do të përballet me Partizanin në gjysmëfinalen e Final Four. Ky takim do të luhet të hënën, më 4 prill ora 20:00. Ndeshja ku Egnatia ka avantazhin e barazimit do të luhet në “Arena Kombëtare”.
Regi Lushkja është një nga lojtarët që ka spikatur këtë sezon me kampionët. I afruar në verë, Lushkja është tashmë golashënuesi kryesor i Egnatias.
Me 14 golat e tij ndjek Bekim Balajn, që kryeson listën me 17 gola. Lushkja ka postuar së fundmi në rrjetet sociale.
“Fokusohu te qëllimi”, shkruan lojtari i kampionëve. Egnatia do kërkojë të mbrojë titullin, ndërsa lufton edhe për fitimin e Kupës.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
Nga Fred Abrahams
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128