
Fituesja e Superiores në Champions, përcaktohet vazoja në shortin e turit të parë

Finalja për titullin kampion në Kategorinë Superiore do të luhet të hënën mes Vllaznisë dhe Egnatias. Por cilado skuadër që do të dalë fituese nga dueli, e ka të qartë se në kompeticionet europiane e pret një rrugëtim shumë i vështirë.
Për shkak të koeficientit që kanë të dy skuadrat në renditjen aktuale të UEFA-s, tashmë është matematikisht e sigurt se si Vllaznia (5), ashtu edhe Egnatia (2,5), kanë një koeficient që nuk i mundëson që të jenë mes skuadrave të forta as në shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve.
Cilado prej këtyre skuadrave që të sigurojë titullin dhe praninë në Ligën e Kampioneve, do të rreshtohet në vazon e skuadrave të dobëta, me rrezikun konkret që të përballet me emra si Slovan Bratislava, Qarabag, Ludogorets, Malmo apo Zalgiris, pa harruar këtu edhe mundësinë për t’u ndeshur me kampionen e Kosovës, Dritën.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128