
Foto/ Pamje të tmerrshme para Espanjol-Barça, gruas i ikën makina nga kontrolli dhe hyn mes turmës së tifozëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot disa minuta para fillimit të ndeshjes së La Liga mes Espanjolit dhe Barcelonës, duke shkaktuar jo pak kaos jashtë stadiumit dhe brenda tij.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se një grua duke drejtuar makinën, pa dashje ka përplasur një vajzë në zonën pranë stadiumit, pranë grupit të tifozëve që po shkonin të ndiqnin ndeshjen. Reagimi i acaruar i tifozëve ka sjellë panik te ajo dhe nga burime policore është mësuar se në mënyrë të pandërgjegjshme ajo i ka dhënë gaz makinës duke humbur kontrollin e automjetit.
Kështu, makina ka përfunduar në mes të turmës së tifozëve të terrorizuar, duke plagosur disa prej tyre.
Më pas, drejtuesja e automjetit ka dalë e tronditur dhe është dorëzuar te forcat e policisë pas kësaj ngjarje të rëndë ku kanë mbetur të plagosur të paktën 13 persona, për fat të mirë me asnjë prej tyre në rrezik për jetën.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128