Hap fals për objektivin Champions, Bologna zhgënjen ndaj Udineses

28 Prill 2025, 21:26 / SPORT ALFA PRESS

Hap fals për objektivin Champions, Bologna zhgënjen ndaj Udineses

Bologna zhgënjen në Udine, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0.

Në pjesën e parë dominoi skuadra nga Bologna por nuk u tregua e saktë. Në pjesën e dytë, mysafirët “flirtuan” me golin me anë të Orsolinit, por vetëm kaq.

Edhe vendasit nga Udine patën rastet e tyre dhe shpeshherë u teguan të rrezikshëm, me anë të kundërsulmeve.

Hap fals i Bolognës që synon Champions League, teksa renditet në vendin e pestë me 61 pikë.

 

 

Po ndodh...