
I rinovoi kontratën në janar, por tani Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

9 Maj 2025, 19:26 / SPORT
Barcelona dhe Ronald Araujo do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Drejtuesit katalanas janë të zhgënjyer nga niveli i uruguianit këtë dhe janë të gatshëm të dëgjojnë oferta nga klubet e interesuara për uruguianin.
Në janar të këtij viti, Barcelona rinovoi me Araujo-n deri në vitin 2031, por paraqitjet aspak bindëse të 26-vjeçarit, kanë bërë që drejtuesit katalanas të ndryshojnë qëndrim për të dhe ta nxjerrin në shitje.
“Fichajes” raporton se janë të paktën 3 klube të interesuara për uruguianin: Manchester United, Bayern Munich dhe Juventus.
Nëse në janar, Barcelona e vlerësonte të paktën 80 milionë euro Araujo-n, tani mund të kënaqet me një shifër më të ulët, deri te 50 milionë euro.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
Nga Fred Abrahams
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128