
Incidentet pas Vllaznia-Dinamo, FSHF pezullon presidentin Bardhi dhe trajnerin Daja

FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës që janë marrë sot.
Për shkak të ngjarjeve me Vllazninë, Disiplina ka vendosur të pezullojë presidentin e Dinamos, Adrian Bardhi, me 6 ndeshje. I njëjti dënim është vendosur edhe për trajnerin Ilir Daja.
Zyrtari i Elbasanit, Armand Mehmeti, është dënuar ndërkohë me 4 ndeshje pezullim. Vendime këto të marra për shkak të sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Tirana-Pogradeci(1-0) ishte një ndeshje që prodhoi disa episode dhune. Për këtë Ndreca nga bardheblutë dhe Raza te liqenorët janë dënuar me nga dy ndeshje pezullim.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 07.05.2025
Zyrtari i AF Elbasani, Armand Mehmeti, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FC Dinamo City, Adrian Bardhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
Lojtari i KF Tirana, Akileu Ndreca, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Pogradeci, Redon Raza, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KS Burreli, Lorenxho Murra, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128