Jo vetëm Cagliari pas Armando Brojës, tjetër klub i Seria A interesohet për sulmuesin e Kombëtares
18 Qershor 2026, 16:02 / SPORT

Armando Broja është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes. Largimi nga Bërnli duket i pashmangshëm, edhe pse mund të bëhet fjalë vetëm për huazim.
Dje ishte gazetari Xhanluka Di Marcio që tregoi se Kaljari është pas Brojës. Sot një tjetër gazetar nga Italia, Nikolo Skira, zbulon se edhe Udineze nga Seria A ka shfaqur interes për Brojën.
Sulmuesi shqiptar e ka kaluar karrierën në huazim. Vetëm Bërnli u bind për të blerë kartonin nga Çelsi, por nuk rezultoi veprimi i duhur.
Broja nuk u përshtat si duhet dhe po ashtu hapësirat munguan. Interesante do të jetë për të nëse zgjedh të luajë në Seria A.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
Nga Ermal Peçi
ide
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Nga Ermal Mulosmani
Botërori, më shumë se futboll
Nga Andi Lila
Rama e Berisha, sa qesharakë përballë protestës!
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128