
Kombëtarja e veteranëve fiton turneun ‘Prizren Masters Cup 2025’

Kombëtarja shqiptare e veteranëve mori pjesë në turnen miqësor të futbollit të zhvilluar në Prizren “Prizren Masters Cup 2025”. Ky turne u organizua nga ekipi vendas i veteranëve, K.V.F Prizren Masters për nder të 10 vjetorit të themelimit të klubit.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësuesja e veteranëve shqiptare, përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës, si dhe ekipi mikpritës i Prizrenit.
Përfaqësuesja shqiptare u shpall kampione e këtij turneu, duke ngritur trofeun simbolik pasi mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Prizrenit dhe 2-0 përfaqësuesen e Kosovës.
Pas përfundimit të ndeshjeve, ish-futbollistët shqiptarë u pritën në një takim shumë miqësor nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Gjatë qëndrimit të tyre, ata vizituan gjithashtu Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, një simbol i rëndësishëm i historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Ky turne kishte si qëllim të nxiste miqësinë dhe respektin mes komuniteteve përmes futbollit, si dhe të vlerësonte kontributin e figurave të shquara që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar dhe atij kosovar.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128