Kupa e Shqipërisë/ Dinamo rikthehet në finale pas 14 vitesh, ja sa trofe numërojnë “blutë”

30 Prill 2025, 18:31 / SPORT ALFA PRESS

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo rikthehet në finale pas 14 vitesh, ja

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia – Dinamo, do të luhet të enjten, më 1 maj, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Egnatia e mbylli kampionatin në vendin e parë dhe përveç pjesëmarrjes në “Final Four”, tashmë ka si fokus kryesor finalen e Kupës së Shqipërisë. Kjo është hera e tretë që rrogozhinasit arrijnë në finalen e Kupës, pasi kanë triumfuar në dy edicionet e fundit.

Dinamo rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas 14 vitesh. Një ekip me traditë dhe shumë eksperiencë në këtë kompeticion, dinamovitët kanë fituar 13 trofe të Kupës së Shqipërisë.

Objektivi i Dinamos është të rikthejë Kupën në shtëpi, ndërsa i Egnatias, të vazhdojë të mbrojë titullin dhe të qëndrojë kampione në fuqi.