Milan pret që Rangnick t’i thotë ‘po’ dhe më pas do të gjejë trajnerin e ri

1 Qershor 2026, 13:49 / SPORT ALFA PRESS

Milan pret që Rangnick t’i thotë ‘po’ dhe më

Milani i së ardhmes po merr formë ngadalë-ngadalë. Pasi largoi drejtuesit e klubit kuqezi, Gerry Cardinale dhe i besuari i tij Zlatan Ibrahimovic po e rindërton atë nga e para. Një projekt që ditë pas dite duket se është gjithnjë e më shumë në garë me kohën; në mendjen e Cardinale gjithka do të duhet të zgjidhet përpara Botërorit kjo edhe sepse Ibrahimovic do të jetë i impenjuar në SHBA si opinionist për Fox Sports.

Hapi i parë do të jetë ai i gjetjes së njeriut që do të merret me menaxhimin sportiv të Milanit. Në pole position është pikërisht Ralf Rangnick. Ky është treguesi që vjen pas një takimi të zhvilluar në Vjenë të martën e kaluar. Gjatë javës është parashikuar një takim tjetër ku Cardinale dhe Ibrahimoviç do të presin një përgjigje përfundimtare prej tij. Një zgjedhje që  nuk është dhe aq e mirëqenë sa parashikohet. Vetë Rangnick kur u pyet në grumbullimin me Austrinë për këtë çështje deklaroi se as mohonte e as përgënjeshtronte gjë dhe ai tani bisedon vetëm me Federatën. Dhe në fakt në tryezën e ish trajnerit të Manchester United përvec propozimit të Milanit është edhe mundësia që ai të qëndrojë në pankinën e Austrisë edhe pas përfundimit të Botërorit, një ofertë që ka edhe një afat; Federata Austriake nuk do që të shkojë në Botëror me trajnerin e kombëtares në dyshim

Megjithatë në Milanello kanë besim se do t’ia rrëmbëjne ‘po’ Rangnick. Nëse kjo do të ndodhë, austriaku do të ketë pushtet të plotë për të zgjedhur trajnerin e ri. Për momentin kandidaturat më të forta janë ato të Oliver Glasner, që sapo ka fituar Conference League me Crystal Palace  ose Matthias Jaissle, fitues i Champions League Aziatike për 2 vjet radhazi me Al Ahli.

Ndërkaq te Milani është krijuar një lloj boshllëku në pushtet, Një situatë që sipas ‘Corriere della Sera’ ka shtyrë Federatën Italiane të Futbollit t’i kujtojë klubit kuqezi që të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm për të regjistruar skuadrën në kampionatin e ardhshëm në Serie A. Por sipas asaj që mësohet nga klubi milanez, situata është nën kontroll. Këshilli Administrativ i Milanit për të plotësuar vendin bosh të lënë nga Fulani i besoi pushtete të reja Massimo Calvellit që është tashmë anëtar i këtij këshilli. Me këto delegimi në drejtim të Calvellit dhe ato të atribuuara presidentit Paolo Scaroni, Këshilli Administrativ i Milanit synon të garantojë veprimtari të menjëhershme dhe aftësi për të ndërhyrë në të gjitha zonat kryesore strategjike në pritje për të vendosur se cilët do të jenë drejtuesit e rinj që do të plotësojnë vendet e lëna bosh prej 1 jave.

 

Po ndodh...