Nga finalja e Botërorit në Final Four, kush është gjyqtari që i kërkoi falje Bajernit për gabimin me Realin

29 Prill 2025, 15:17 / SPORT ALFA PRESS

Nga finalja e Botërorit në Final Four, kush është gjyqtari

Shimon Marçiniak është ftuar nga FSHF, për të ndarë drejtësi në finalen e madhe të Final Four. Vetë presidenti Armand Duka zbuloi emrin e përzgjedhur.

Marçiniak është një nga gjyqtarët më të mirë të FIFA-s. 44-vjeçari polak prej 14 vitesh e gëzon si stemë, ndërsa gjykon prej vitit 2022.

Polaku ka drejtuar disa finale të rëndësishme në karrierën e tij. Më e rëndësishmja prej tyre ishte finalja e Botërorit mes Francës dhe Argjentinës. Në dhjetorin e vitit 2022, Argjentina u kurorëzua kampione bote pas penalltive.

Marçiniak është bërë pjesë e polemikave 1 vit më parë. Një vërshëllimë në sfidën e Bajernit dhe Realit u kontestua. Pas ndeshjes u kërkua falje për vendimin e marrë në fushë.

Po ashtu, mbahet mend edhe për finalen e Ligës së Kampioneve ku Siti fitoi trofeun e parë në histori. Ishte pikërisht ndaj Interit në vitin 2023.

 

Po ndodh...

ide