Njeriu i rekordeve! Muçi vijon trendin edhe te Trabzonspor, shifra të pabesueshme

“Telenovela” Muçi mbylli serinë e fundit, për fat të mirë, një fund i lumtur, pasi u realizua dëshira e lojtarit, të qëndronte te Trabzonspor. Beshiktash, ekipi që kishte në pronësi kartonin e tij, bëri zyrtare shitjen përfundimtare të yllit kuqezi te Trabzonspor, me këta të fundit që ushtruan të drejtën për të blerë kartonin e tij.
Klubi nga Trabzoni pagoi 8,5 milionë euro për të mbyllur këto negociata, plus 1 milionë euro që i paguan fillimisht gjatë verës për huazimin e tij. Me 9,5 milionë euro, Muçi shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë të klubit. Që nga koha kur ishte pjesë e Tiranës, kur u shit te Legia e Varshavës për 500 mijë euro, plus mbajtjen e një pjesë të kartonit, Muçi vijon të vendos rekorde. Legia e shiti te Beshiktash për 10 milionë euro duke u shndërruar në shitjen më të shtrenjtë për klubin polak, ndërsa për Beshiktash ishte blerja e tyre e dytë më e shtrenjtë në histori. Nga kontrata e re e firmosur me Trabzonspor, Muçi do të përfitojë 3,5 milionë euro në sezon duke u bërë lojtari shqiptar më i paguar në histori.
Pavarësisht se shpenzuan miliona për të blerë Muçin, në radhët e Trabzonspor, janë të lumtur për këtë transferim, fakt që e konfirmoi edhe presidenti i klubit, Ertugrul Dogan: “Muçi dëshironte shumë të qëndronte këtu, po ashtu edhe ne, jemi shumë të lumtur që do të jetë pjesë e jona edhe në vijim. Kjo është një shifër rekord për klubin tonë”, u shpreh ndër të tjera presidenti i Trabzonspor.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
