Pronari i Manchester United, Jim Ratcliffe, humbet një të katërtën e pasurisë së tij

16 Maj 2025, 16:50 / SPORT ALFA PRESS

Pronari i Manchester United, Jim Ratcliffe, humbet një të

Jim Ratcliffe, bashkëpronar i Manchester United dhe pronar i OGC Nice, ka humbur një të katërtën e pasurisë së tij gjatë vitit të kaluar, sipas listës së miliarderëve të Sunday Times.

Ratcliffe, 72 vjeç, ka parë pasurinë e tij të bjerë nga 23.519 miliardë paund (27.90 miliardë euro) në 17.046 miliardë paund (20.24 miliardë euro), duke e ulur atë nga vendi i katërt në të shtatin në listën e njerëzve më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar.

Ratcliffe, pronar i kompanisë kimike INEOS, një nga më të mëdhatë në botë, bleu 27.7% të aksioneve të Man.United në dhjetor 2023, në një marrëveshje me vlerë 1.25 miliardë paund (1.48 miliardë euro) dhe, që atëherë, ka zbatuar një politikë shkurtimesh brenda klubit për të ndaluar rrjedhjen financiare, me humbje në pesë vitet e fundit dhe kërcënimin e supozuar të përfundimit në falimentim këtë vit.

Për ta zbutur këtë, Man.United ka pushuar nga puna më shumë se 400 punonjës vitin e kaluar, ka rritur çmimet e biletave në Old Trafford, ua ka hequr punonjësve të drejtën për të ngrënë në klub dhe ua ka hequr bonusin e udhëtimit me të gjitha shpenzimet e paguara për në finalet e ekipit.

Pavarësisht kësaj, klubi shpenzoi rreth 15 milionë paund për pagesën e Erik Ten Hag për ndërprerjen e kontratës dhe koston e punësimit të Dan Ashworth, si drejtor sportiv për gjashtë muaj.

 

Po ndodh...