Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë

9 Mars 2026, 19:21 / SPORT ALFA PRESS

Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së

Një nga talentet e reja shqiptarë që po spikatin në futbollin e të rinjve në Itali, sulmuesi Flavio Sulejmani, ka arritur një objektiv të rëndësishëm këtë javë, duke regjistruar 100 ndeshje me fanellën e Lacios në kampionatet e moshave, duke u bërë i dyti i të gjitha kohëve që e arrin një gjë të tillë.

Në fakt, Sulejmani është vetëm 2 ndeshje pas rekordmenit Leonardo Di Tomaso, i cili ka regjistruar 102 takime me moshat e Lacios. Por përtej vazhdimësisë në fushë, Sulejmani ka spikatur edhe me lojën dhe golat e tij me Lacion, ndaj klubi është vënë në lëvizje që të blindojë sulmuesin 19-vjeçar.

Sipas mediave italiane, palët do të ulen shpejt në tavolinën e bisedimeve për të nënshkruar një kontratë të re të futbollistit i cili u transferua te klubi bardhekaltër nga Peruxhia në verën e vitit 2023, me klubin që ka paguar rreth 1 milion euro.

Futbollisti ka spikatur me 10 gola deri tani në këtë edicion me ekipin Primavera ndaj Lacio është gati të nënshkruajë në marrëveshje të re me të deri në verën e vitit 2029, duke blinduar kështu lojtarin i cili pritet që së shpejti të ketë mundësitë e tij edhe me ekipin e parë.

Po ndodh...

ide