Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal, dërgohet në spital shoferi
3 Qershor 2026, 10:58 / AKTUALITET

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:40, në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin K.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128