Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja, policia: Shoferi ende i pa identifikuar
18 Prill 2026, 22:55 / AKTUALITET

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima është identifikuar si shtetasi N. L., rreth 70 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar ende, ndërsa dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit pas përplasjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128