Rëndohet situata e futbollistit të Realit, përfundon në spital se ka humbur 6 kg brenda javës

Raul Asensio ka qenë një nga mungesat e mëdha të Real Madrid në javët e fundit. Fillimisht u mendua për shkak të formës së tij sportive si dhe për një përplasje me Arbeloan. Por në ditët e fundit, është bërë e ditur se gjithçka ka ardhur për shkak të një infeksioni bakterial.
Lojtari nuk ishte në listën e ekipit për ndeshjen ndaj Bajern Mynih dhe mbetej përsëri jashtë stërvitjeve me pjesën tjetër të skuadrës në këto ditë. Cadena SER ka mësuar se futbollisti ka vuajtur nga një infeksion bakterial dhe ka qenë prej shumë ditësh me të vjella.
Situata është përkeqësuar aq shumë, sa lojtari është dërguar në spital për vizita më të hollësishme, edhe për faktin se ka humbu 6 kg peshë trupore në javën e fundit si pasojë e të vjellave. Ai ka marrë atje mjekim dhe pastaj është kthyer në shtëpi, nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekëve, siç bëri të ditur më pas edhe klubi I Real Madrid.
Tani pritet të mësohet se kur Asensio mund të kthehet në fushën e lojës, por pas një situate të vështirë, do të jetë thuajse e pamundur që të gjejë formën optimale e ndihmojë Realin në javët e mbetura të kampionatit.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128