Përshkallëzohet sërish situata në Ngushticën e Hormuzit! Trump mbledh me urgjencë zyrtarët

Situata në Ngushticën e Hormuzit është përshkallëzuar sërish së fundmi pasi Gardat Revolucionare të Iranit kanë paralajmëruar mbylljen e plotë të saj, duke akuzuar SHBA-të për shkelje të kushteve të armëpushimit.
Përmes një deklaratë zyrtare, ata njoftuan se Ngushtica do të qëndrojë e mbyllur deri në heqjen e bllokadës detare ndaj anijeve dhe porteve iraniane.
Sipas tyre, SHBA-të nuk kanë ndërmarrë hapa për të lehtësuar situatën, gjë që sipas Teheranit përbën shkelje të marrëveshjes.
Gardat Revolucionare paralajmëruan se çdo anije që tenton të lëvizë drejt Ngushticës së Hormuzit konsiderohet si bashkëpunëtore me armikun.
Nga ana tjetër mësohet se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zhvilluar një takim urgjent në Qendrën e Operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ngushticën e Hormuzit dhe negpciatat me Irani që herë pas here duket se po dështojnë.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan bëhet me dije se nëse nuk ka përparim të shpejtë në negociata, rifillimi i armiqësive në ditët në vijim mbetet i vetmi skenar i mundshëm.
Ndërs amëoshet se në këtë takim morën pjesë figura kyçe të administratës amerikane, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, i cili pritet të përfshihet në raundin e ardhshëm të bisedimeve me palën iraniane, si dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretarin e Thesarit Scott Bessent.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128