Aksident në Lushnje, shoferi i “BMW” përplas një kalë! Përfundon në spital gruaja e tij

8 Shkurt 2026, 19:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Lushnje, shoferi i “BMW” përplas një

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat – Lushnje, ku një mjet tip “BMW” është përplasur me një kalë që ka dalë papritmas në rrugë.

Për shkak të përplasjes, kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi të manovronte për të shmangur aksidentin, duke e bërë përplasjen të pashmangshme. Përveç dëmit të madh tek kafsha, BMW-ja ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Ky aks rrugor nacional, që lidh Lushnjen me Grabjanin dhe Çermën, është veçanërisht i rrezikshëm në kushtet e errësirës.

Në të dyja anët e rrugës ka barriera hekurash, por ato nuk e pengojnë kalimin e kafshëve, duke krijuar rrezik të lartë për aksidente.

Po ndodh...

ide