Princ Leka dhe Blerta Celibashi në pritje të një djali! Çifti mbretëror përshpejton ceremoninë e dasmës private

Dasmë mbretërore në vendin tonë. Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi janë duke mbyllur detajet e fundit të dasmës së tyre. Lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke bërë që edhe vetë Blerta të publikojë një foto me fustanin e bardhë.
Dasma, e cila ishte parashikuar të mbahej në verë, duket se është përshpejtuar dhe shkak është pikërisht shtatzënia e fotografes.
Në rrjet është shkruar se Blerta dhe Princ Leka janë në pritje të një djali. Për miqtë e afërt të çiftit, ky lajm nuk është më një sekret, pasi të shumtë janë ata që e dinë.
Në rrjetet sociale, as Blerta dhe as Princ Leka nuk kanë preferuar që ta shpërndajnë këtë lajm, duke pritur njëherë që të mbahet edhe dasma e tyre. Pas një periudhe të gjatë stabiliteti dhe shfaqjesh të përbashkëta publike, ata kanë treguar një marrëdhënie të konsoliduar.
Vitin e kaluar, dyshja festoi fejesën në një ceremoni private në jug të vendit, e cila mori vëmendje të gjerë mediatike. Detajet mbi martesën mbeten ende të rezervuara, por pritshmëritë janë të larta për hapin e ri që pritet të ndërmarrin.
Vetë Blerta ka preferuar që të ndajë një foto, ku shfaqet me kurriz nga kamera me fustanin e nusërisë veshur. Një sinjal ky që tregon se në fakt, dasma është më pranë sesa mendohej.
Duke qenë se tashmë dyshja përgatitet për të qenë prindër të një djali, ceremonia është përshpejtuar, duke dashur që të realizohet përpara se shtatzënia të jetë e dukshme. Kujtojmë që për Princ Lekën ky është fëmija i dytë, pas vajzës që ka me Elia Zaharian. Nga ana tjetër, për fotografen, ky është fëmija i parë.
Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi kanë folur për herë të parë për lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë.
Në një intervistë të sinqertë, Leka ka folur mbi divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, si edhe sherrin e dhunshëm mes tyre, e cila u zbulua nga një video e filmuar nga vetë ai. Sipas Lekës, ndarja e tij nga Elia erdhi në disa faza.
Sipas tij, fillimisht ka qenë faza emocionale, distancimi dhe më pas divorci. Siç tregon ai, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por të distancuar, madje edhe fotot familjare që publikonin, ishin fals. Ndër të tjera, ai zbuloi se mes tyre nuk ka pasur tradhti, pasi ai i ka treguar Elias për lidhjen që po niste me fotografen e familjes së tyre, Blerta Celibashi.
“Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktime e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Presion i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën”, – tha ai.
Blerta e bëri të qartë se nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shoqërore me Elia Zaharinë, duke e cilësuar si një trillim mediatik që synonte të krijonte klikueshmëri.
“Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementet që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime”, – u shpreh ajo.
Sipas saj, raporti me familjen mbretërore ka qenë gjithmonë profesional. “Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë profesionale. Unë kam shumë klientë, jo me të gjithë mund të jem shoqe ose shokë. Fotot kanë qenë pjesë e punës dhe marrëdhëniet gjithmonë korrekte, formale. Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të ngrihej një fabul e tillë”, – përfundoi Celibashi.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128