Reali bën detyrën në Valencia, Barcelona vetëm një pikë larg

8 Shkurt 2026, 23:10 / SPORT ALFA PRESS
Reali bën detyrën në Valencia, Barcelona vetëm një

Real Madrid del me pikët e plota nga Valencia. Los Blancos triumfuan 0-2 ndaj Valencias, në përballjen e Mestalla-s.

Pjesa e parë përfundoi pa gol, pavarësisht rasteve. Në të 65-tën, Carreras qetësoi madrilenët me golin e tij. Goli i sigurisë erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e të zakonshmit Mbappe.

Ekipi i Arbeloas është në vendin e dytë, 1 pikë më pak se Barcelona kryesuese.

Në takimet e tjera, Bilbao mposhti 4-2 Levanten, Alaves- Getafe u mbyll 0-2, ndërsa Sevilla-Girona përfundoi 1-1.

Po ndodh...

ide