Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga një shkëmb 300 metra i lartë! Gjendet i pajetë shoferi i mjetit
8 Shkurt 2026, 21:33 / BOTA

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Prousos – Tornos në Euritania të Greqisë, ku një automjet për shkaqe që ende nuk janë të qarta, doli nga rruga dhe ra në një greminë me thellësi rreth 300 metra.
Menjëherë në vendngjarje u organizua një operacion i madh shpëtimi, me pjesëmarrjen e forcave të Zjarrfikësve, Policisë dhe shërbimit emergjent EKAB.
Sipas mediave greke, shoferi u nxorr nga automjeti pa ndjenja dhe u dorëzua menjëherë te shërbimi i emergjencës. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 të së dielës, jo shumë larg Manastirit të Shenjtë të Prousos.
Automjetin që po binte në greminë mësohet se e pa një shofer autobusi turistik nga parkingu i manastirit dhe njoftoi autoritetet.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Nga Sokol Neçaj
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Nga Gentian Gaba
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
Nga Blendi Kajsiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128