Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësoren

9 Maj 2025, 20:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësoren

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte, rreth orës 19:00, në rrugën e Drilonit, në Pogradec.

Autoritetet policore raportojnë se një automjet tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. L., ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec.

Si pasojë e përplasje, 73-vjeçarja ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital, ku po mer ndihmë mjekësore, teksa raportohet se ndodhet në gjendje jashtë rezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Policia thotë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.