Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

12 Shkurt 2026, 14:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

Arrestohet gazetari Elio Laze, pasi akuzohet për gjobëvëni.

Mësohet se Laze ishte denoncuar nga një zyrtar i Shëndetit Publik. Mësohet se Klaus Shaqiri kishte denoncuar në polici Lazen, me pretendimin se ky i fundit i kishte kërkuar 20 mijë euro.

Gazetari Laze, pronar i portalit Priza.al, përmes artikujve të ndryshme ndaj zyrtarit në fjalë, e kanoste këtë të fundit duke i vënë ‘gjoba’.

Nga hetimet e kryera nga përmes veprimeve proaktive nga prokuroria e Tiranës të drejtuara nga prokurori Asllan Bajramaj, u bë e mundur arrestimi i Lazes, i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po ndodh...

ide