Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

10 Maj 2025, 11:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas provave të siguruara nga puna hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, finalizuan operacionin e koduar “Quick Response”.

Në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...