SHBA/ Arrestohet kryebashkiaku i qytetit më të madh të New Jersey

10 Maj 2025, 10:37 / BOTA ALFA PRESS

SHBA/ Arrestohet kryebashkiaku i qytetit më të madh të New Jersey

Kryetari i Bashkisë së Newark-ut dhe kandidat për guvernator të shtetit të New Jersey-t, Ras Baraka, nga të majtët u arrestua të premten pasdite gjatë një proteste në pranë një qendre paraburgimi për imigrantë, duke ngritur tensione politike dhe ligjore në një nga shtetet më të populluara të SHBA-së.

Sipas raportimeve të Politico, arrestimi ndodhi në qendrën e paraburgimit Delaney Hall në Newark, ku protestuesit, përfshirë edhe tre anëtarë të Kongresit, Bonnie Watson Coleman, Rob Menendez dhe LaMonica McIver, kërkuan akses për të vizituar objektin dhe për të shqyrtuar kushtet në të cilat mbahen imigrantët.

Skena kaotike në parkingun e qendrës u pasua nga një përplasje verbale dhe fizike mes protestuesve dhe agjentëve federalë.

Ras Baraka, i cili kishte hyrë në ambientet e brendshme të qendrës pa leje zyrtare, u paralajmërua disa herë nga autoritetet për t’u tërhequr.

Pavarësisht kësaj, ai refuzoi të largohej, çka çoi në arrestimin e tij nga agjentët e Sigurisë Kombëtare.

Zyrtarët federalë nuk kanë dhënë ende informacion të saktë mbi statusin ligjor të arrestimit, ndërkohë që vendndodhja e Barakës mbetet e paqartë.

Në një deklaratë në platformën X, Alina Khaba, këshilltare e Presidentit Donald Trump dhe njëkohësisht Prokurore e Përgjithshme e NeëwJersey-t,  konfirmoi arrestimin e Barakës dhe shtoi:

Kryebashkiaku i Neëark-ut, Ras Baraka, hyri pa leje dhe injoroi paralajmërimet e shumta nga agjentët e Sigurisë Kombëtare për t’u larguar nga qendra e paraburgimit e ICE-së.

Ai zgjodhi të injoronte vullnetarisht ligjin. Kjo nuk do të tolerohet në këtë shtet. Askush nuk është mbi ligjin.” shkroi Khaba.

 

Po ndodh...