Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

10 Maj 2025, 10:17 / KOSOVA ALFA PRESS

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Prishtinën, ku një 34-vjeçar dyshohet se pasi plagosi bashkëshorten e tij me thikë, i dha fund jetës.

Mësohet se viktima është dizajneri i njohur nga Kosova, Festim Isufi, i cili pasi plagosi partneren blogere, Rina Maloku, goditi veten me thikë, plagë që rezultuan fatale për jetën e tij.

Pas ngjarjes së rëndë brenda banesës, raportohet se blogerja ka arritur të dalë jashtë dhe të kërkojë ndihmë tek një klinikë dentare.

“E plagosura ka ardhur këtu duke kërkuar ndihmë”, tha deklaroi pronari i klinikës dentare për mediat e Kosovës.

Ndërkohë blogerja raportohet se ndodhet në gjendje stabël dhe nuk ka dëmtime serioze për jetën.

“Është trajtuar në Qendrën emergjente. Ajo është lëshuar në përcjellje të policisë, s’ka serioze asgjë”, tha Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

Trupi i pajetë i dizanjerit është dërguar për ekspertizë mjekoligjore në Insititutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit,” thuhet në deklaraten e Prokurorisë.

Organi i akuzës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Festim Isufi në vitin 2020 ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

Kjo ndodhi në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre stilistët me të famshëm botëror. Koleksioni i tij solli ngjyra të qiellit, kryesisht të lehta, modele fustanesh mbrëmjeje apo të përditshme.

Kujtojmë se sfilata e veshjeve të tij u mbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës “Baresha” në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.

Përveç stilistëve të huaj, në sfilatën e Isufit ishte edhe Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi dhe bashkëshortja e tij Jeta Abazi Gashi.

 

Po ndodh...