DAP zbarkon në burgun e Peqinit, kontrolle të befta në qeli

18 Prill 2026, 10:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

DAP zbarkon në burgun e Peqinit, kontrolle të befta në qeli

DAP ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të shtune, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku ka nisur kontrolle të befta në qeli.

Sipas TCH, forcat operacionale të DAP janë nisur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Operacioni përfshin kontroll të thelluar në të gjithë ambientet e institucionit, ndërsa në terren po zhvillohen veprime nëpërmjet një numri të konsiderueshëm mjetesh dhe personeli operacional.

Deri më tani nuk ka të dhëna shtesë në lidhje me shkaqet e urdhërit apo rezultatin e kontrollit.

Po ndodh...