Sot, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike

Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike.
Tema e përzgjedhur për këtë vit është “Trashëgimia në Rrezik: Ringjall, Rezisto, Riimagjino”. Kjo temë trajton kërcënimet urgjente ndaj trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke u përqendruar në sfida të tilla si ndryshimi i klimës, konflikti, urbanizimi i shpejtë dhe digjitalizimi.
Kjo ditë thekson nevojën për të mbrojtur, restauruar dhe përshtatur vendet e trashëgimisë që përballen me rreziqe të paparashikuara. Shoqatat dhe fondacionet në mbrojte të trashëgimisë kulturore inkurajojnë veprimin global, përfshirjen e komunitetit dhe zgjidhjet inovative për të siguruar qëndrueshmërinë e vendeve kulturore.
Në këtë ditë, ata sugjerojnë përfshirjen në konferenca dhe ekspozita, organizime rreth kësaj teme, të vizitohen monumentet dhe të promovohet ruajtja e tyre.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve janë organizuar dhe planifikuar një sërë aktivitetesh të drejtorive rajonale të kulturës në vend.
DRTK Korçë në bashkëpunim me DRTK Berat, organizojnë ekspozitën “Korça dhe Berati, një rrëfim i trashëgimisë”. Përmes detajeve të portave tradicionale dhe dekorimeve të brendshme kjo ekspozitë sjell një dialog mes dy qyteteve me identitet të pasur historik e kulturor, duke nxjerrë në pah mjeshtërinë, estetikën dhe historinë që ato mbartin.
DRTK Shkodër kremtoi këtë ngjarje me një aktivitet punëtorie qe përfshiu fëmijët dhe qe i ndërgjegjëson ata mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona kulturore.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128