Irani: Do ta mbyllim Ngushticën e Hormuzit nëse bllokada amerikane vazhdon

Irani ka paralajmëruar se do të mbyllë sërish Ngushticën e Hormuzit nëse vazhdon bllokada amerikane ndaj porteve iraniane.
“Me vazhdimin e bllokadës, Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet e hapur,” shkroi kryetari i parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, në rrjetin social X sot në mëngjes.
Ai shtoi se kalimi në këtë rrugë ujore, jetike për tregun global të naftës dhe gazit, do të zhvillohej përgjatë një “korsie të përcaktuar” dhe vetëm me “autorizim iranian”.
Pas javësh bllokade për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, udhëheqja në Teheran deklaroi dje se cisternat e naftës dhe anijet tregtare mund të kalonin sërish nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi gjithashtu rihapjen e ngushticës, por theksoi se SHBA-ja do të mbajë bllokadën e vet detare, e cila vlen vetëm për anijet që hyjnë dhe dalin nga Irani.
Deklarata e presidentit trump në rrjetin e tij Truth Social, se bllokada amerikane do të vazhdojë “deri në përfundimin e plotë të marrëveshjeve tona me Iranin”, shkaktoi reagime të forta në Teheran.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, paralajmëroi gjithashtu Shtetet e Bashkuara.
Sipas agjencisë së lajmeve “Tasnim”, ai deklaroi se bllokada detare përbën shkelje të armëpushimit dhe do të sjellë një përgjigje të përshtatshme nga Irani.
Ghalibaf theksoi se nëse ngushtica do të jetë e hapur apo e mbyllur, si dhe rregullat që e qeverisin atë, do të përcaktohen në terren, “jo nga rrjetet sociale”.
Ai akuzoi Trump për pretendime të rreme dhe shtoi se SHBA-ja nuk do të arrijë përparim në negociata në këtë mënyrë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128