Detajet nga operacioni në Itali/ "Kimisti" shqiptar kapet me laborator modern në banesë

17 Maj 2025, 08:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detajet nga operacioni në Itali/ "Kimisti" shqiptar kapet me

Policia italiane ka goditur një bazë të përgatitjes, prodhimit dhe trafikimit të drogës. Një shqiptar i dyshuar si kimist i organizatës është arrestuar. Operacioni është finalizuar nga Guardia di Financa së Padovës.

Të paktën 60 kilogramë heroinë u sekuestruan, pajisje bashkëkohore prodhimi në laboratorin e heroinës, ndërsa i arrestuari është një 44-vjeçar shqiptar.

Gjatë një shërbimi patrullimi në zonën e Guizzës, oficerët kontrolluan të dyshuarin që po lëvizte në një mënyrë të dyshimtë. Dokumentet që ai u dha agjentëve ishin të dyshuara. Ishte një dokument i Republikës Çeke, qartësisht i falsifikuar. Nervozizmi i shqiptarit dhe përgjigjet e paqarta shtynë oficerët për kontroll fizik të thelluar, deri edhe në shtëpinë e tij, pranë pikës së kontrollit.

Dhe surpriza erdhi nga brenda ambienteve, ku GdF u përball me një rafineri të vërtetë droge, duke gjetur në dy çanta gjithsej 60 kilogramë heroinë, mjete dhe produkte të destinuara për përgatitjen dhe paketimin e drogës dhe 25 mijë euro në para të gatshme.

Në përfundim të procedurave formale, shqiptari u shoqërua në burgun e Padovës dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se për kë ishte destinuar heroina dhe mbi të gjitha për të rindërtuar zinxhirin e trafikut të drogës, informon media italiane.

Nëse malli do të pritej një me tre, sipas hetuesve do siguronte rreth 200 kg drogë të ndarë në doza, me vlerë mbi 1 milion euro.

 

Po ndodh...

ide