Dita e Europës/ Si vizioni i Robert Schuman ndryshoi historinë e kontinentit dhe hodhi themelet e BE-së

9 Maj 2026, 09:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dita e Europës/ Si vizioni i Robert Schuman ndryshoi historinë e

Më 9 maj, Bashkimi Evropian shënon Ditën e Europës, një datë që lidhet me idenë për krijimin e një Evrope të bashkuar dhe paqësore.

Kjo ditë nderon ish-ministrin e Jashtëm francez Robert Schuman, i cili në vitin 1950 hodhi idenë për bashkëpunim të ngushtë mes vendeve evropiane përmes prodhimit të përbashkët të qymyrit dhe çelikut.

Kjo nismë u konsiderua si hapi i parë drejt integrimit evropian dhe më vonë çoi në krijimin e Komunitetit Evropian për Qymyrin dhe Çelikun, ku u përfshinë Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu.

Ky bashkëpunim u shndërrua më pas në Komunitetin Ekonomik Evropian në vitin 1957 dhe më vonë në Bashkimin Evropian, siç njihet sot.

Ideja e Schuman-it u mbështet nga kancelari gjerman Konrad Adenauer, me synimin për të ndërtuar paqe të qëndrueshme mes vendeve që më parë kishin qenë kundërshtare në luftë.

Bashkëpunimi ekonomik u pa si mënyrë për të shmangur konfliktet e së kaluarës dhe për të forcuar lidhjet mes shteteve evropiane.

Sot, Bashkimi Evropian përbëhet nga 27 vende dhe përfaqëson një nga projektet më të mëdha të integrimit në botë. Montanunioni, siç quhej fillimisht, nuk ekziston më, por vendimet dhe parimet e tij vazhdojnë të jenë pjesë e bazës së BE-së.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide