Supë me bathë, domate dhe bimë aromatike

4 Maj 2026, 09:49 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë me bathë, domate dhe bimë aromatike

Përbërësit:

300 gr bathë të thata
1 qepë e madhe
1 karrotë
1 spec i kuq ose jeshil
2 domate
1 lgj salcë domateje
2-3 thelpinj hudhër
1.5 litër ujë ose lëng perimesh
Vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Rigon ose majdanoz

Përgatitja:

Bathët lërini në ujë një natë më parë. Shpëlajini dhe ziejini për rreth 40 minuta derisa të zbuten. Në një tavë vendosni perimet të piqen me pak vaj, kripë, piper dhe erëza për 30 minuta. Kalojini në blender bashkë me bathët e zjera. Transferojini në tenxhere duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe rigon. Lëreni supën të ziejë edhe 20 minuta në zjarr të ulët. Në fund shtoni majdanoz të freskët.

Receta nga znj. Albana

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide