Kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të dënimit të tij, GJKKO rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro

5 Maj 2026, 12:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të dënimit të tij, GJKKO

GJKKO këtë të martë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goros për të shtyrë ekzekutimin e vendimit për të kryer 6 muaj e 10 ditë burg.

Në padinë e tij drejtuar Gjykatës së Posaçme, ish-kreu i Bashkisë Himarë, Goro ka kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit deri sa të shprehej Gjykata e Lartë lidhur me rastin e tij.

Ndërsa GJKKO vendosi që të lërë në qeli Goron, i cili deri në vendimin e Gjykatës së Lartë, pritet që të qëndrijë në Burgun e Fierit.

Kujtojmë që Jorgo Goro u rikthye në qeli në datën 1 prill të këtij viti. Pas dënimit të prerë të prerë të Apelit të Posaçëm të GJKKO-së, me 2 vite burg,  i cili u ul në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka bërë përllogaritjen e saktë të kohës së vuajtur në paraburgim të Goros.

Në përfundim, Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundim se ish-kryebashkiakut të Himarës, i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë për të shlyer.

Kujtojmë se Jorgo Goro u akuzua për “shpërdorim detyre” më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon. Ai u  prangos në mars të vitit 2024 pasi tjetërsoi dy prona në Dhermi, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ku përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS.

Goro duke shmangur Këshillin e Qarkut, për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij toka u regjistrua në kadastër në kundërshtim me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaci, me një vlerë relativisht të ulët krahasimisht me tregun. Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumenteve false e për këtë, ai është shpallur në kërkim.

Goro po ashtu u akuzua edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshortit të Olta Xhackës. Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjësinë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës.

Sipas SPAK Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikuara pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrimin e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”. Prokuroria thotë më tej së ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5080 metra katrorë duke ja mbivendosur atë një pasurie toke shtet.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide