Sali Llapa
Në fundin e tij politik, Sali Berisha, është bërë si i ndjeri Ver Llapa. Vjen verdallë nëpër Shqipëri, sa duket llap e sa duket i nxjerr “llapë” kujtdo që nuk mendon si ai, ndërkohë që i shkel syrin Edi Ramës për një leje ndërtimi, leje apo licenca. Sa herë që i duhet që Rama t’i firmosë diçka, hap thesin e rrenave dhe mashtrimeve.
Sepse ai s’ka marrë, siç do t’i thonin në Tropojën e tij që e njeh mirë, pasi ai është përgjegjësi kryesorë që 300 djem nënash janë sot nën dhè. “I ka plas cipa”, do të thoshin më poshtë në Shqipëri.
Për 5 vjet hodhi gjithfarë akuzash e mashtrimesh, të cilat iu tretën si kripa në ujë. Pas 5 vitesh, Sali Berisha është edhe më keq seç ishte në 2021 në raport me demokratët. Jo vetëm “non grata” në SHBA, por edhe në Britaninë e Madhe, i padëshiruar në gjithë botën perëndimore, dhe e ka katandisur PD-në në nivelin më të ulët në histori, edhe pse ka futur aty gjithfarë të korruptuarish dhe të kriminalizuarish. Por pse vazhdon, është pyetja legjitime?
Sepse ai është aty për familjen e tij. Sa më shumë shkatërron PD-në, aq më shumë pasurohet familja e tij. Pasuritë e tyre, apartamentet, shtrihen në çdo kryeqytet të botës, ndërsa demokratët që i shkojnë nga pas, s’kanë të sigurt as bukën e javës.
Siç edhe vetë e ka bërë të qartë, për të sot ka interes vetëm familja biologjike, pasi e di se në pushtet nuk mund të vijë kurrë një njeri në pozitën e tij juridike dhe ndërkombëtare. Por me këdo tjetër në krye të PD-së, nuk do të mund të përmbushte kështu interesat e tij me Edi Ramën. Sepse Edi Rama e di se vetëm përballë Sali Berishës, mbetet “më pak i keqi” për ndërkombëtarët.
Mes dy të korruptuarve, Rama ende nuk është i padëshiruar në Washington dhe Londër, të paktën zyrtarisht.
Berisha e ka kthyer PD-në në një gjobëvënëse ndaj bizneseve dhe mediave. Nga PD sulmohen bizneset; dhe jo rastësisht ka vetëm një deklaratë sa marrin thesin me lekë, pastaj heshtet. Nuk denoncohet më.
Sulmohen mediat që të mbyllin çdo hapësirë për kritikët e Berishës, pastaj bëhen “të mira”.
Sali Berisha ka shantazhuar dhe blerë çdo media, vetëm që të sulmohej Lulzim Basha dhe të mos jepej asgjë për të. Këtë e ka thënë edhe Andi Bushati. Miliona euro kanë shkuar nëpër to. Një drejtësi që kërkon vërtet drejtësi, do ta kishte krejtësisht të thjeshtë të verifikonte: Ku i mori Sali Berisha milionat euro për “Foltore”, media dhe lobim brenda dhe jashtë vëndit, nga Europa ne SHBA?
Top Channel, Klan, News 24 nuk dhanë kurrë asnjë lajm për Lulzim Bashën. Çdo emision ishte kthyer në shërbim të Sali Berishës, për ta sulmuar atë. Faktet janë publike, s’ka nevojë për hulumtim. Sepse ky ishte interesi i Ramës dhe Berishës.
Në këtë mënyrë, askush nuk merrej me korrupsionin që po shkatërronte Shqipërinë dhe me Sali Berishën, ortakun e Edi Ramës, që po ia dorëzonte edhe PD-në, ndërsa kullat e djalit të tij lulëzonin nëpër Tiranë. Ortak i tyre ishte edhe Ervin Salianji. Nëse interesi i Ervin Salianjit, Gazment Bardhit, Jorida Tabakut, Belind Këlliçit e të tjerëve do të ishte ai i demokratëve dhe jo i karriges së tyre, PD do të ishte e çliruar nga Berisha sot. Prandaj dhe qendrimet e Salianjit sot dhe pse legjitimojnë gjithçka ka thënë Basha e te tjetë për 5 vjet me rradhë, nuk kanë moral pavarësisht se shërbejnë për të nxjerr lakukuriq Sali Brava Llapën.
Sali Berishës nuk i del e keqja me Lulzim Bashën, sepse çdo “mik” kombëtar dhe ndërkombëtar ia bën të qartë se ai mbetet alternativa e vetme e provuar dhe e besueshme për ta. Kjo e tmerron Sali Berishën.
Amerikanët ia kanë bërë të qartë se si McGonigal sulmoi Lulzim Bashën dhe jo Sali Berishën. Këtë dosje e ka edhe Donald Trump, pasi ka qenë subjekt i McGonigal, dhe kjo e tmerron Sali Berishën, që përdor akuzat e Edi Ramës, kur e gjithë bota e di që “dosja Muzin” është “dosja McGonigal”.
Njerëzit habiten kur e dëgjojnë Berishën që përmend kallëzimin e Lulzim Bashës në parlament dhe akuzën kundër Taulant Ballës, për Toyota Yaris. Por, siç thuhet në vendimin e gjykatës britanike, pikërisht Sali Berisha ka përfituar para nga krimi i organizuar.
Sali Berisha e di që Gjykata e Lartë, sado ta vonojë, nuk mund ta mbajë përgjithmonë dosjen e vulës së PD-së. Një dosje skandaloze që tregon lidhjen e fortë Rama-Berisha. Në mos ajo, Strasburgu, do të japë drejtësi dhe ajo parti do të çlirohet nga Berisha dhe berishizmi.
Prandaj injorimi që po i bën Lulzim Basha, e ka tërbuar Sali Llapën.
Heshtja e Bashës po e detyron Berishën të përballet me gënjeshtrat e tij dhe kjo po e ekspozon, si të keqen e madhe dhe të vetme të PD-së.
Pazaret me Ramën nuk fshihen dot më, dhe kjo po e tmerron atë.
Prandaj Sali Llapa vjen verdallë duke thënë marrëzira nëpër Shqipëri. Sepse ai s'ka marrë dhe i ka plas cipa./Alfapress.al
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Farsa që shitet si betejë!
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128