Republika e Hajdutëve!

8 Maj 2026, 16:34 / IDE NGA GJERGJI NIKA
Republika e Hajdutëve!

Shqipëria nuk është më një shtet që ecën. Është një vend i rrënuar nga njerëzit që morën pushtetin me premtimin për ta shpëtuar.

Partia në pushtet nuk qeveris më për të ndërtuar vendin, por për të administruar plaçkën. 

Çdo institucion është kthyer në pronë partie, çdo tender në pazare klientësh, çdo zyrë në derë ryshfeti. Shteti nuk funksionon për qytetarin, funksionon për kastën.

Në parlament nuk dëgjon më ide, vizion apo përgjegjësi. Dëgjon vetëm hajdutë, një teatër i lodhur ku korrupsioni recitohet si moral dhe propaganda shitet si sukses kombëtar.

Ndërkohë Shqipëria zbrazet.

Të rinjtë ikin.

Fshatrat vdesin.

Qytetet betonizohen.

Çmimet rriten.

Shpresa bie.

Por pushteti vazhdon të flasë për fasada, statistika dhe “fitore historike”, sikur propaganda të mund të mbushë barkun e njerëzve apo të ndalë largimin masiv.

Mediat janë kthyer në zgjatim të pushtetit: Studio me analistë të blerë, debate të stisura, portale që jetojnë me tendera e favore. 

E vërteta nuk informon më — negociohet.

Në këtë vend vidhet gjithçka: Vota, paratë publike, deti, tokat, ajri, e ardhmja.

Dhe tragjedia më e madhe është se vjedhja nuk fshehet më. Është bërë normale. Është bërë sistem. Është bërë mënyrë qeverisjeje.

Shqipëria sot po mbytet nga varfëria, dhe mbytet nga babëzia e pushtetit. Ndërsa populli numëron mbijetesën, politika numëron fitimet.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide