Do takonte një vajzë, vrasja e Rigels Kasos bëhet ‘nga pakujdesia’ – Bajram Gjeleshi merret i pandehur

Vrasja e inxhinierit elektrik, Rigels Kaso në Tiranë, për prokurorinë e kryeqytetit nuk është “Vrasje me dashje” por “Vrasja nga pakujdesia”.
Në këtë konkluzion, ka dalë prokurori i çështjes, i cili prej 1 viti e gjysëm hetime në dosjen Nr.4546 ka dalë në përfundimin se 42-vjeçari nga Bilishti, është vrarë nga pakujdesia dhe jo dashja e qëllimtë.
Për këtë ngjarje të rëndë është marrë i pandehur 36-vjeçari nga Dibra, Bajram Gjeleshi, i cili qysh prej muajit Korrik 2024 është shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Tiranës, por pa mundur të arrestohet deri në këtë fazë ku ndodhet çështja hetimore.
Gjeleshi ka mundur t’i fshihet drejtësisë, duke mos u arrestuar deri më sot.
Ndërkohë pas 1 viti e gjysëm nga ndodhja e krimit, prokuroria e Tiranës, ka vendosur të marrë të pandehur personin në kërkim Bajram Gjeleshi, duke e akuzuar këtë të fundit për “Vrasje nga Pakujdesia” dhe jo “Vrasja me dashje” siç e referoi Policia e Tiranës.
Çështja aktualisht është në fazën e seancës paraprake dhe shorti ka zgjedhur gjyqtaren, Vjollca Spahiu, për gjykimin e kërkesës së prokurorit të dosjes.
Sipas hetimeve të kryera dyshohet se motivi i konfliktit mes Bajram Gjeleshit dhe Rigels Kasos, ishte ngacmimi i këtij të fundit të një vajze në rrjetin social “Instagram”.
Ishin disa mesazhe që inxhinieri elektrik, Rigels Kaso, i kishte dërguar bashkëjetueses së Bajram Gjeleshit në rrjetet sociale.
Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi, nga profili i bashkëjetueses së tij, e ka ftuar 42-vjeçarin nga Bilishti për tu takuar pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”.
Rigels Kaso, duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale, ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj, Bajram Gjeleshi, i cili e dhunoi me grushte dhe sende të forta.
E gjithë ngjarja ka ndodhur, pak pak pas mesnatës së 15 korrikut 2024 dhe Rigels Kaso, është gjetur nga kalimtarët e rastit në mëngjes të cilët njoftuan ambulance dhe policinë e Tiranës.
42-vjeçari u shtrua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por pas disa ditësh, ai nuk mundi të japë asnjë shpjegim për Policinë e Tiranës lidhur me motivet dhe rrethanat e krimit.
Për shkak të plagëve Rigels Kaso, ndërroi jetë në spital. Ndërkohë njeriu që kreu vrasjen e tij, nuk mundi të arrestohet nga policia e Shtetit, edhe pse ndaj tij ka një masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë.
Ndërsa tashmë prokuroria e Tiranës ka vendosur të marrë të pandehur Bajram Gjeleshin, për akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia”, vepër penale kjo që parashikon një dënim me gjobë deri në 5 vite burgim./ Elton Qyno, syritv
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128