Dy vatra zjarri në qarkun e Korçës, flakët përfshijnë Homçanin dhe Somotinën

17 Mars 2026, 19:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dy vatra zjarri në qarkun e Korçës, flakët

Dy vatra zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në njësinë e Proptishtit, njëra në fshatin Homçan dhe tjetra në fshatin Somotinë.

Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, inspektorë të pyjores dhe banorë të zonës, duke punuar në kushte të vështira për shkak të terrenit malor.

Sipas informacioneve, zjarri në Homçan është vënë nën kontroll, ndërsa në Somotinë flakët vazhdojnë të përhapen për shkak të erës.

Në zonën e prekur janë vendosur dhjetra forca dhe banorë, të cilët po punojnë për të izoluar vatrën dhe për ta shuar atë.

Po ndodh...

ide