Fotografoi votën, arrestohet 43-vjeçari në Librazhd

11 Maj 2025, 17:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fotografoi votën, arrestohet 43-vjeçari në Librazhd

Një tjetër rast i fotografimit të votës është regjistruar në Librazhd.

Policia ka arrestuar 43-vjeçarin M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, pasi gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...