Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, burg përjetë për Laert Haxhiun

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë, (19 maj 2026) rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm.
Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi kërkesën e tij për prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm.
Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.
Haxhiu është shpallur fajtor për “Masakrën e Lushnjes”, ngjarje e ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën edhe Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu.
Për të njëjtën çështje janë dënuar me burgim të përjetshëm edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Të dënuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128