Zgjaten negociatat, Bajerni nis ofensivën për të mbajtur Kejnin

Krahas festimeve për titullin e 35 kampion dhe synimit për të fituar “dopietën”, te Bajerni po punohet edhe për të ardhmen në prapaskenë. Prioriteti kryesor është zgjatja e kontratës së sulmuesit Herri Kejn. Dush me birra në fushën e “Alianz Arena”, festime më pas në “Nokherberg” të Mynihut dhe festa e trofeut të dielën në ballkonin e bashkisë përpara tifozëve: Bajerni po feston titullin e 35 kampion.
Një sezon në të cilin u thye rekordi i vjetër i sezonit 1971/ 72 me 122 gola në Bundesliga dhe ku ofensiva ishte e jashtëzakonshme. Arsyeja kryesore për këtë ishte padyshim treshja sulmuese e përbërë nga Luis Díaz, Olise, dhe sigurisht Herri Kejn. Që nga ardhja e tij në vitin 2023, askush nuk ka shënuar më shumë gola sesa anglezi. Pikërisht për këtë arsye kapiteni i Anglisë pritet të qëndroj më gjatë në Mynih sesa afati aktual i kontratës së tij. Të dyja palët janë të gatshme për një zgjatje. Tashmë janë zhvilluar bisedime konkrete. Drejtuesit e Bajernit thuhet se i kanë ofruar anglezit një kontratë deri në vitin 2029, ndërsa Kejn synon edhe tre vite të tjera, deri në qershor të vitit 2030.
Në atë kohë ai do të ishte pothuajse 37 vjeç, një moshë e konsiderueshme në futboll. Të gjithë të përfshirët, si lojtari ashtu edhe drejtuesit e klubit, janë të vetëdijshëm se kjo ka shumë gjasa të jetë kontrata e fundit e madhe në Europë për sulmuesin dhe se klube me fuqi të madhe financiare nga jashtë po e ndjekin nga afër situatën e britanikut. Është e mundur që klubet e interesuara të presin deri pas Kupës së Botës për të bërë ofertat e tyre.
Megjithatë, prioritet mbetet qëndrimi në Mynih. Familja e Kejn ndihet si në shtëpi në kryeqytetin bavarez dhe është përshtatur në mënyrë perfekte pas transferimit nga Anglia në Gjermani. Golashënuesi e sheh pozitiv edhe zhvillimin e tij futbollistik, si dhe fitimin e trofeve me Bajernin. Ai tashmë ka dy tituj kampion dhe javën e ardhshme mund t’i shtohet edhe kupa. Do të ishte një tjetër “herë e parë” për të.
Nëse Kejn arrin të zgjas kontratën, ndoshta me një marrëveshje të lidhur me performancën, ai me shumë gjasa nuk do të pranoj të luaj për një pagë më të ulët. Në fund të fundit, ai mund të fitoj afërsisht dyfishin jashtë Gjermanisë. Kjo është një tjetër arsye pse negociatat për të ardhmen e Kejn mund të zgjasin edhe pak, por për momentin, Bajerni ende i ka kartat më të forta në dorë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128