Goditet rrjeti i prostitucionit në Itali, identifikohet një shqiptare mes të përfshirave

9 Maj 2026, 19:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditet rrjeti i prostitucionit në Itali, identifikohet një shqiptare

Një shtetase shqiptare është identifikuar nga policia italiane gjatë goditjes së një rrjeti prostitucioni në një klub nate në Anzio, pranë Romës, ku mes klientëve u gjetën edhe 12 të mitur.

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Squadra Mobile në Romë dhe komisariati i Anzio-s, ndërsa në pranga përfundoi pronari 74-vjeçar i lokalit, i akuzuar për shfrytëzim, favorizim dhe nxitje të prostitucionit.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në ambientet e klubit të natës u identifikuan katër gra me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe nigeriane, të cilat dyshohet se ishin pjesë e aktivitetit të prostitucionit që zhvillohej në lokal.

Brenda ambientit u konstatuan gjithashtu 20 klientë, mes tyre 12 të mitur, të cilët më pas iu dorëzuan familjarëve të tyre. Gjatë operacionit policia sekuestroi edhe një sasi të vogël kokaine si dhe rreth 1500 euro cash.

Autoritetet italiane kanë vendosur sekuestrimin e klubit të natës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e rrjetit dhe rolin e personave të përfshirë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide