
I dënuar në Gjermani për vjedhjen e 17 banesave, hajduti serial shqiptar kapet në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pas një ndjekjeje si nëpër filma, ndërsa pas verifikimeve rezultoi se ai ishte një hajdut serial, i dënuar nga drejtësia gjermane me mbi 5 vite burg për vjedhjen e 17 banesave.
42-vjeçari shqiptar është dënuar me 5 vjet e 11 muaj burg për vjedhjen e 17 banesave, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Policia u vu në ndjekje të një automjeti ku ishin 3 persona mes të cilëve edhe 42-vjeçari shqiptar. Policia disa herë i bëri thirrje drejtuesit të automjetit të ndalonte, por ai shtoi shpejtësinë duke kryer lëvizje të rrezikshme përgjatë “Selice”.
Automjetin personat që ndodheshin në të e braktisën pasi hynë në varreza, duke tentuar të arratisen në këmbë.
Por karabinierët e stacionit të Sant’Agata sul Santerno arritën të ndalonin 42-vjeçarin me origjinë shqiptare, i cili kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.
Fillimisht ai u shoqërua në kazermën e Lugos, ku pas verifikimit të shenjave të gishtave rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjermania. Shqiptari është dërguar në burgun e Ravenës, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.
Brenda makinës së braktisur, policia gjeti një pincë hidraulike për shtrëngimin dhe prerjen e kangjellave, radio profesionale, kartëmonedha të shumta, duke përfshirë ato kineze dhe shqiptare, dhe një sërë gurësh të çmuar (rubellit dhe tanzanit) me një vlerë prej rreth 10,000 euro .

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128