I dënuar në Itali me 24 vite burg, arrestohet 57-vjeçari i akuzuar për trafik kokaine

30 Prill 2025, 19:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dënuar në Itali me 24 vite burg, arrestohet 57-vjeçari i

Një 57-vjeçar shqiptar i dënuar në Itali me 24 vite burg është arrestuar nga policia shqiptare në Lushnje.

Bëhet fjalë për Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 42”.

Policia e Shtetit thotë se 57-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim.

Ai akuzohet për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 – 130 kg, në Caserta, Itali.

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 42”.

I dënuar nga autoritetet italiane, me 24 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Lushnjë, 57-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 42”, lokalizuan në Lushnjë, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 – 130 kg, në Caserta, Itali.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

Po ndodh...