
Lezhë/ Nëndrejtori i Krimeve në fushatë, i biri pjesë e shtabit elektoral të PS

Në Lezhë, zyrtarë të lartë të policisë dhe SHISH-it angazhohen në fushatën e Partisë Socialiste, ndërsa atentatet dhe vrasjet mbeten të pazbardhura. Denoncimet flasin për presione ndaj votuesve dhe përfshirje të grupeve kriminale nën garancinë e mbrojtjes nga SPAK.
Në qendër të një prej zonave më të nxehta dhe problematike për krimin elektoral në veri të vendit, është identifikuar një emër që nuk është aspak i panjohur për strukturat e hetimit: Enis Gjoka, i pozicionuar në vijën e parë të shtabit elektoral të Partisë Socialiste në Ishull Lezhë. Enisi është një figurë kyçe në organizimin e fushatës në një zonë ku shit-blerja e votës dhe ndikimi i grupeve kriminale janë kthyer në mekanizëm sa herë që ka zgjedhje.
Por ajo që e bën këtë rast shqetësues, është fakti se Enis Gjoka është djali i Kujtim Gjokës; Zëvendës Drejtor i Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës. Burime konfidenciale tregojnë se Kujtimi është angazhuar drejtpërdrejtë në ushtrimin e presionit mbi qytetarë dhe aktorë lokalë të së djathtës, duke përdorur autoritetin e tij si “kryepolic” për llogari të zgjedhjeve.
E gjitha kjo mbështetet nga një strukturë familjare që është kthyer në një treshe pushteti lokal. Bashkëshortja e Kujtim Gjokës, e cila drejton sektorin kundër kultivimit të bimëve narkotike në zyrën e SHISH-it për qarkun Lezhë, ndodhet në një nga zonat që, sipas të dhënave të fundit, thyen rekorde kombëtare në sipërfaqe të mbjella me kanabis.
Një familje, tre pozicione strategjike; në polici, në inteligjencë dhe në strukturat politike të Rilindjes. Të lidhura jo rastësisht në një periudhë ku fushata ka kaluar përtej votës dhe ka hyrë në territorin e frikës dhe kontrollit përmes shtrëngimit institucional dhe kriminal.
Ndërkohë që Lezha është kthyer në një nga qarqet më të rrezikshme për jetën e qytetarëve, me atentate të njëpasnjëshme dhe vrasje pa autor, zyrtarisht të pahetuara, Kujtim Gjoka; Zv/Drejtori për Luftën kundër Krimit në Policinë Vendore të Lezhës, ka braktisur misionin e tij ligjor. Në vend që të merret me parandalimin dhe zbardhjen e krimeve që po terrorizojnë banorët, ai ka zgjedhur të angazhojë veten dhe familjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
Ka gjithnjë e më shumë indicie dhe denoncime që tregojnë se PS nuk po lë gur pa lëvizur për të siguruar një rezultat të pamerituar në zgjedhje. Mesazhe të shumta të ardhura në redaksinë e Pamfletit pohojnë se socialistët po përdorin çdo hallkë të pushtetit; nga drejtuesit lokalë të policisë, deri te segmentet e inteligjencës dhe administratës, për të ndërtuar një makineri elektorale me frymë frike dhe shantazhi.
Më alarmante janë denoncimet se mazhoranca ka hyrë në marrëveshje të heshtura me grupe kriminale, të cilat po i kërcënon për t’u bërë pjesë aktive e fushatës, me premtimin e një “ombrelle” mbrojtëse ndaj hetimeve të SPAK-ut. Një skemë e rrezikshme që, nëse provohet, e kthen fushatën elektorale në një pazar të hapur midis krimit dhe pushtetit. /Pamfleti

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128